Deputeti i PD, Saimir Korreshi vlerësoi kandidaturat e shpallura deri më tani për Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, Korreshi tha se personalisht do të mbështeste kandidaturën e Jorida Tabakut, për Tiranën!
“Të tre kandidaturat unë mendoj se janë të denja si kandidatë për Tiranën. Unë mendoj se mund të kishte edhe kandidate dhe një emër për mua do të ishte Jorida Tabaku. Do të ishte një kandidate e denjë.
Por në këtë moment ku ndodhet PD, do të ishte e vështirë për të. Zonja Tabaku ka nevojë për më shumë suport se sa kandidatët e tjerë”, u shpreh Korreshi në Dritare TV./m.j