Imazhe të tmerrshme janë publikuar sot në Itali teksa një baba i ri është qëlluar për vdekje me shigjetë teksa festonte ditëlindjen e djalit jashtë shtëpisë së tij.
Teksa grupi i ditëlindjes ishin duke biseduar jashtë ndërtesë së apartamentit, 63 vjeçari Evaristo Scalco, doli në dritare me harkun e shigjetën e tij, të cilën e përdorte zakonisht për të vrarë derra të egër.
Dëshmitarët thanë se Scalco kishte thërritur më herët ofendime raciste ndaj viktimës së tij me origjinë nga Peruja, teksa më vonë qëlloi me shigjetë, që sipas mediave goditi burrin në mëlçi.
Scalco dëgjohet më tej që bërtet: “Ke nevojë për ndihmë?”
Një tjetër fqinj që shfaqet në skenë pyet: “Çfarë ndodhi?”, dhe Javier përgjigjet: “Më qëlloi me shigjetë”.
Scalco më pas zbret për të ndihmuar viktimën ndërsa policia që vjen më vonë përpiqet të mbajë miqtë e viktimës që duan të sulmojnë fqinjin vrasës.
Por lëndimet ishin tepër të rënda dhe burri kishte vdekur nga plagët të mërkurën, shkruan rrjeti MailOnline.
Në postimet në rrjetet sociale Javier publikonte më herët foto të djalit të tij të vogël, të cilin e kishte quajtur Gustavo Giuseppe.
Policia ka ndaluar Scalco si të dyshuar për vrasje dhe racizëm agresiv.
Aii kishte thënë autoriteteve se nuk ishte hera e zhurma nuk e linte të flinte gjumë pasi ishte kthyer nga puna në Maltë.
Vrasësi kishte thënë: “Pashë jashtë dhe një grup njerëzish po urinonin, u bërtita atyre por nuk më dëgjuan, pastaj mora harkun e shigjetën dhe qëllova, nuk desha të vras njeri.
Në shtëpinë e burrit u gjetën rreth 60 shigjeta e tre harqe, pas kontrollit të apartamentit nga policia.
Ai tha se armen e perdorte per kafshë, teksa hetimet për tragjedinë vazhdojnë./m.j