Në kopertinën e rëvistës “Story” këtë muaj ishte moderatori i njohur Ledion Liço. Ledioni ka bërë një rrefim të gjatë, ku përveç jetës profesionale, nga e cila zbulohet se do të nise një program i ri stil ‘talk shoë’, ka rrëfyer edhe marrdhënien e tij intime me Sara Hoxhën, një nga trashigimtaret e televizionit ku ai punon. Ledioni thotë se është një romantik i pandreqshëm dhe se Sara është gjysma e tij.
Fejesa me Sara Hoxhen
“Nuk kishte një ceremoni, ishte diçka private. Unaza ka një vlerë modeste dhe ne jetojmë bashkë që nga fillimi i vitit”, ka thënë ai. Sara e këshillon Ledionin të jetë më pak arrogant në punë, ndërsa ai e këshillon atë që të mos rrëmbehet. Për Saren moderatori thotë “Është gjithçka. Është arsyeja pse zgjohem çdo ditë. Është hera e parë në jetë që ndjehem sikur kam takuar shpirtin binjak, ose një variant të vetes time 10 vjet më parë.
Pasuria
“Pasuria ime? Kam një makinë timen, pas 5 vitesh kredi. Jetoj me qera, prej 3 vitesh, por të pakten jetoj vetëm, gjë që më ka rritur dhe ndryshuar shumë, them se për mirë. Bëj pushime një ose dy herë në vit. Nuk kam asnjë para të kursyer në bankë. Çdo para që kam fituar deri më tani, e kam shpenzuar për të bërë qejf, gjë që duhet të ndryshoje, sepse asnjëherë nuk i dihet.
Marrdhënia me Vjollca Hoxhën
Ai ka folur edhe për thashethemet që qarkullojnë në media, duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht fejesës se tij me Sara Hoxhën. Lidhur me marrdhënien e tij me bashkëshorten e të ndjerit Dritan Hoxha, Ledioni thotë: “Komunikimi me Vjollca Hoxhën, profesional dhe familjar, i ndajmë shumë mirë gjërat. Jam shumë i lumtur dhe jam i mirëpritur në familje dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Miqësia me Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun
“Kam një marrdhënie më pak intensive, sepse tani jam i fejuar dhe kam impenjime të tjera. Nuk jetojmë më në të njejtën lagje, takohemi më rrallë, por jemi miq.