Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua lidhur me zhvillimet më të fundit nga Partia Demokratike.
Zoti Hila nëpërmjet analizës, tregoi arsyet që qëndronin pas kërcënimit të Berishës dhe çfarë do të thoshte kjo për të ardhmen politike të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.
“Sali Berisha ka deklaruar: mjerë ata që prekin flamurin e Partisë Demokratike, ndjekur nga një retorikë kërcënuese. Pas kësaj qëndron një frikë e zotit Berisha se mos Gjykata, simbolet e PD dhe emrin e saj ia lë grupit të Alibeajt. Kjo mund t’i krijojë probleme jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme por edhe në të ardhmen politike në përgjithësi. Kjo është një arsye e fortë, që Berisha kërcënon.
Të njëjtën gjë ka bërë duke kërcënuar edhe trupat gjykuese kur ka pasur probleme të tjera si psh ato të Salianjit me drejtësinë për çështjen Babale ndaj vëllait të Fatmir Xhafës. Por kjo është një luftë për jetë a vdekje, ndaj edhe kërcënimi i tij është shumë i rëndë. Gjithçka bëhet për llogari të pastra.
Kush ka një lloj moshe e di mjaft mirë sa probleme ka pasur për të riformuar siglën e PD që formuan Genc Pollo dhe Tiritan Shehu pas një përplasje me Berishën dhe sa probleme i krijoi kjo sigël dhe sa shumë vota i kushtoi PD. Dihet që një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar nuk është se mendohet shumë e as shikon gjatë para fletës së votimit.
Berisha e ka problem këtë sepse e di që në votimet e radhës një përqindje jo e vogël mund t’i ikë vetëm për shkakt të ngatërresës në fletën e votimit. Ka mundësi që një pjesë e ndjekësve të Berishës të kalojnë padashje në anën e PD, të grupimit të Alibeaj, nëse Gjykata u jep të drejtë. Dhe në fakt lufta për këtë bëhet, për këtë ngatërresë. Së dyti është brand-i tregëtar, nëse do flasim me gjuhën e tregëtisë. Kur themi Partia Demokratike, shumë personazhe janë fiksuar pikërisht mbas brand-it, pra ajo ç’ka do të thotë Parti Demokratike për njerëzit.
Përveç brandit ka të bëjë shumë edhe me historinë e Partisë Demokratike. Nëse në parim PD i kalon grupit të Alibeajt, do të kemi një ndryshim rrënjësor të PD duke kaluar nga themeluesi dhe drejtuesi historik i saj, i cili do të humbëe fuqinë në momentin që merr vendim Gjykata dhe do të kemi kështu fundin e një epoke, të një partie.
Kjo i krijon probleme të mëdha Berishës edhe për faktin se do detyrohet të futet në ombrellën e Ilir Metës sepse në votime do ketë komisionerë, por në komisionet e votimit do jenë përfaqësuesit e PD zyrtare kurse Berisha do jetë në dorë të komisionerëve të Patisë së Lirisë. Të mos harrojmë që përfaqësuesit e Metës nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për Berishën dhe përfaqësuesit e tij. E gjitha kjo nuk i intereson Berishës dhe nuk e mbështet planin e tij. Kjo tkurrje e bën në një farë mënyre atë vartës të Ilir Metës”, u shperh zoti Hila në Dritare TV./m.j