Përçarja në PD sot për sot është mëse e qartë dhe ndoshta më e thellë se kurrë më parë. Dështimi i bisedimeve mes dy kampeve brenda PD e ka lënë në hije edhe atë që u paraqit si një aleancë e fortë opozitare, marrëveshjen Berisha-Meta të pak ditëve më parë.
Por për kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi për Vizion Plus tha se që prej fillimit, negociatat mes dy grupeve ka qenë një lojë hileqare, ndërsa shprehet skeptic për daljen me një kandidat të përbashkët për vendoret e ardhshme.
Ai tha se grupi i Alibeajt i ka kthyer sytë nga Gjykata e Apelit, për vendimin se kujt do i japë vulën.
“Do kemi dy përfaqësime të PD nuk do ketë një kandidat.
Në rast se ata nuk do ekzistojnë më do kemi vetëm një PD të drejtuar nga Berisha. Ata janë të paqartë, kaotik. E vetmja deklaratë ishte ajo e djeshmja që ishte gjysmake. Ata herë pas here hedhin sytë nga Gjykata e Apelit se mos u vjen ndonjë dhuratë nga qielli.
Negociatat kanë qenë një lojë hileqare nga të dyja palët. PD hyn e përçarë dhe pa entuziazëm që pritej. Përgjegjësia bie mbi ata që nuk arritën të bashkojnë shtëpinë e tyre e jo më të tjerët”, tha Patozi.
/a.r