Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 27 raste të reja me Covid-19. Janë kryer 478 testime, ndërsa 16 qytetarë janë shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.
Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.
/a.r