Nga Kimete Berisha
Nuk ka shpëtim për këtë vend…
Nuk ka faj veç politika, le të ndërrohen qeveritë për çdo ditë se kot…
Problemi është te mentaliteti i shqiptarit, që është mentalitet i t’fortit, mentalitet krimogjen, primitiv, tinëzar, gllabërues, shkatërrues.
Shqiptari rrnon me gjetë një të lig e me sundu, me shkel, me ia nxi jetēn të dobëtit, ia shkatërron jetën kujt t’mundet për pikë të qejfit.
Ato infermieret e Pejës që e rrahin një grua të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve dhe e përqeshin, ato janë vrasëse.
Ato nuk lënë të zezë pa bë.
Ku me ditë çfarë krimesh kanë bërë deri tash.
Gjithë ajo fushatë për dhunën e burrave ndaj grave.
Por, gratë ta bëjnë më zi, sa herë që u jepet rasti.
Burrat i rrahin gratë – sepse nuk mund t’i rrahin burrat.
Gratë e reja i rrahin plakat, e nuk i rrahin burrat – jo që kanë ftyrë, por thjesht që nuk munden.
Peshku i madh e ha të voglin: kafshëri gjithandej.
Këtu gjithkush e bën atë që mundet.
P.S. Kaherë nuk kam kajt më shumë se sot.
Jam e mërzitur, e pikëlluar, shumë e hidhëruar.
I ke quajtur bushtra, oj Kimete….
Ne këtej nga Shqipëria mëmë, kësisoj monstrave, u themi kriminele, u themi vrasëse me dashje, u themi edhe kurva, u themi………….e çnuk u themi, kusur nuk lëmë, mbasi video që pamë, na përloti, na indinjoi, na revoltoi, na preku thellë ndjenjat dhe sikur mos të kishte vepruar drejtësia, ne si popull, ( tepër të njeshëm për trajtimin e prinderve e sidomos nënave), do të ishim në kufijtë e vetëgjyqësisë, pavaresisht në se kemi apo jo lidhje gjaku.
Nënat, janë nëna, janë femra, që për më tepër, një femër – kurvë, ngre dorë ndaj një nëne dëshmori plakë…..
Turp për të turpëruaren.
Turp.
Turp.