Emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel ka denoncuar mbrëmjen e sotme futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia në Korçë.
Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballaur çmimin e lartë të naftës në vend. Blejnë naftë nga fqinjët dhe e shesin pak më shtrenjtë. Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 60 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 90 lekë për litër, nga 158 lekë që e blejnë në Shqipëri.
Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër me kurifin e Shqipërisë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve, te cilet përdorin të gjitha mënyrat për të rritur volumin e serbatorëve të makinave, amdje I modifikojnë automjetet duke u vendosur serbatorë shtesë.
Në rajon, Shqipëria mban çmimin record të karburanteve, ndërkohë që fqinjët tanë e ndjejnë uljen botërore, që ka pasur ari i zi në 2 vitet e fundit. Emisioni Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme mënyrën se si e shfrytëzojnë këtë fakt banorët e zonave kufitare. Ata falë edhe pozicionit të tyre gjografik kanë gjetur zgjidhjen. Makinat e tyre i furnizojnë me karburant ne shtetet fqinjë, madje bëjnë edhe tregti duke e shitur këtë naftë kontrabandë.
Gazetarët e Fiksit morën rrugën dhe u nisën drejt Pogradecit, ku taksixhiu pogradecar që i shoqëronte u tregonte mënyrën se si disa njerëz kishin gjetur një mënyrë të re për të bërë biznes, atë të shitjes së naftës pa paguar taksa dhe më lirë. Ai u pohon atyre se rreth 100 makina shkojnë në Strugë dhe ngarkohen me naftë , që më pas të vijnë e ta tregtojnë në Shqipëri.
Në tregun e fruta perimeve në Korçë gazetarët e Fiksit gjejnë edhe naftë me një çmim të arsyeshëm 130 lekë/litri. Naftë e marrë nga Maqedonia dhe që shitet fare lehtë në tregun e fruta perimeve në Korçë. Gazetaret pasi blejnë 2 bidona me naftë përkatësisht një 21 litra dhe tjetrin 22 litra , i kërkojnë tregtarit nëse ai mund t’u sjellë më shumë. Një sasi prej 200 ose 400 litrash. Pasi shkëmbejnë numrat mjafton që gazetarët, të shtirur si tregtar, ta njoftojnë një ditë më parë dhe sasinë e kërkuar e kanë në destinacion.
Më pas gazetarët I drejtohen Strugës,ku bisedojnë me punonjes të një pike garburanti. Ai u shpjegon arsyen ,se pse shume shqiptarë furnizohen me karburant në Maqedoni, madje aq sa edhe për ta tregtuar. Përveç çmimit të ulët prej 65 cent ose 90 lekë të naftës e importuar nga Greqia , tjetër arsye është se Maqedonia e ka akcizën e arit të zi më të ulët se Shqipëria. Në pamjet e sjella mbrëmjen e djeshme nga Fiksi, duken qartë makinat me targa shqiptare në rradhë për t’u furnizuar me karburant. Kishte edhe nga ata që donin ta shfrytëzonin në maksimum serbatorin e makinës , duke e ngritur në kriko, për të nxënë sa më shumë karburant në të. Por edhe hipja në bordurën e pompës, apo trotuarë, është një alternative e mundshme. Madje nevoja ka bërë që njerëzit të gjejnë edhe përshtatje të tjera, ku serbatorin e një makine me benzinë (serbatori i tyre është i madh) t’ua modifikojnë makinave me naftë. Në pamundësi për t’u zëvendësuar sebratorët, njëri nga shoferët në video pohon se e frynte serbatorin me kompresor, për qellimin e vetëm, të marr sa më shumë litra në të.
Për Strugën, si qyteti I parë më I afërt, nuk është më fenomen blerja e karburantit nga korcarët apo pogradecarët. Dy prej shoferëve të pyetur nga gazetarët e Fiksit jo vetëm që e mbushnin makinën me karburant , por mbushin edhe bidona, që t’i kenë rezervë.
I njëjti fenomen ndodh edhe në Resnje. Makina të shumta me targa shqiptare mbushen me karburant dhe bidona nga 20 litra. Edhe pse shoferët e pohojnë që nuk u lejohet në doganë të kalojnë bidona me naftë, pamjet tregojnë qartë se policët doganor mbyllin sytë përpara këtij fakti
Çmimi i naftës këto dy vitet e fundit ka rënë ndjeshëm në tregun ndërkombëtar, por në Shqipëri kjo ulje nuk është pasqyrur shumë. Kjo vjen për shkak të taksave të larta. Paralelisht me çmimin , taksat mbi hidrokarburet është rritur me shpejtësi duke e mbajtur çmimin kostant. Taksat e karburanteve në Shqipëri zënë mbi 65% të çmimit fundor, kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon e më gjerë.