Edvin Prençi, përfaqësues i biznesit thotë se emigrimi i punonjësve po i vë bizneset në vështirësi të mëdha, duke i detyruar t’i drejtohen vendeve të treta për të importuar punonjës.
Në emisionin Now në Euronews Albana, Prençi u shpreh se importimi i këtyre punonjëse ka kostot e veta për biznesin që lidhet, se pari me integrimin e tyre social.
Sipas tij vetëm në biznesin e manifakturës së veshjeve dhe këpucëve janë 25 mijë vende të lira pune.
“Vetëm në sektorin tonë, në manifakturën e veshjeve dhe këpucës janë 25 mijë vendet të lira dhe kjo është një gjë shumë e rrezikshme për ne si biznes. Kemi 70 mijë njerëz që mbahen me asistencë sociale ndërkohë që ata mund të integrohen në sistemin e punës për të përmirësuar edhe cilësinë e jetesës”, tha Prençi.
/e.d