Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane i ftuar në “Milori Live” në Klan News ka folur këtë të martë mbi dështimin e negociatave në Partinë Demokratike.
Njoftimi i dështimit të negociatave brenda PD-së nga grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të dalë me një kandidat të përbashkët të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është komentuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu si “mungesë vullneti politik”, dhe thotë se “palët duhet të ulen për të biseduar”.
Kreu i PR-së Mediu tha se bashkimi i PD-së “nuk bëhet me korrespondencë me letra, apo me propozim me letra, por duke u ulur dhe duke i shqyrtuar në mënyrë të përbashkët, për të arritur në përfundime të përbashkëta“.
/e.d