Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili përflitet si një nga kandidatët e Rithemelimit, për të kandiduar te primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, duket se ka nisur ‘fushatën’ në rrjetet sociale.
Alimehmeti ka publikuar një foto nga rrugët e kryeqytetit ku shihet trafiku i dendur i makinave, ndërsa shton se çdo qytetar humb të paktën gjysëm orë çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë.
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!’- shkruan Ilir Alimehmeti.
Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë dhe Gert Bogdani, ish deputet i PD.
Ndërkohë, pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda.
/s.f