Pas denoncimit publik të deputetiti të Lezhës Eduart Ndocaj, se u kërcënua nga prefekti i Lezhës Altin Jaku, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Altin Jaku shkruan se në asnjë moment nuk e ka kërcënuar deputetin Ndocaj, por thjesht ka replikuar me SMS me të.
Jaku ka publikuar edhe mesazhet që ata kanë shkëmbyer, ku duken ofendimet dhe sharjet me fjalor të ulët mes deputetit dhe prefektit.
“Ndjese qe me duhet te shpjegohem per njeri si kaubojsi qe ka nje vit qe vetem denigron dhe akuzon . Per sqarim per te gjithe ju miq mundt tju them se kam replikuar me te me sms por ne asnje moment nuk kam kercenuar por I Kam kerkuar te fshije nje koment qe kishte bere. Me posht Po ju dergoj komentin e tij per te cilin behet fjale, si dhe nje pjese te sms ku shihet qarte qe kemi qene duke repliku dhe asnjehere nuk e kam kercenuar. me jeshile Jane fjalet e mija”, shkruan Jaku.
Më poshtë janë edhe SMStsë që dy zyrtarët kanë shkëmbyer midis tyre.
Gjithë kjo korespondencë me ofendime, ka nisur pas një postimit të Eduard Ndocajt në facebook, që sipas prefektit jaku ishte i papërshtatshëm dhe duhej fshirë.