Policia federale në Argjentinë bën me dije se ka arrestuar një nga krerët e mafias italiane në Buenos Aires duke i dhënë në këtë mënyrë fund arratisë disavjeçare të tij.
68 vjeçari Carmine Alfonso Maiorano, i konsideruar si kreu i Ndrangheta u arrestua në qytetin e Guernicas, një provincës e Buenos Aires.
Mafiozi italian akuzohet nga autoritetet ndërkombëtare për trafik droge dhe armësh me Amerikës Latine dhe Europës.
Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015 dhe Interpol u fut në veprim për të shkatërruar grupin kriminal, shkruan Reuters.
Interpol e konsideron Ndraghetan si një ndër organizatat më të fuqishme kriminale në botë.
Sipas deklaratës së policisë, mafia Ndragheta është vendosur në Argjentinë disa vite më parë dhe bashkëpunon me aleatët shqiptarë në Europë.
/s.f