Ndalohen nga policia 12 shqiptarë që po tentonin të hynin ilegalisht në Britani. Tre persona mes tyre janë arrestuar pasi dyshohet se kanë tentuar të kontrabandojnë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë. Dy burra, 34 dhe 44 vjeç, nga Basingstoke, Hampshire, u arrestuan dy ditë më parë pasi mbërritën pranë bregdetit belg, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Një burrë i tretë, 46 vjeç, u arrestua në Aylesbury në Buckinghamshire.
Hetuesit besojnë se tre burrat janë pjesë e një bande të organizuar që kontrabandon njerëz nga Evropa në Mbretërinë e Bashkuar.
Arrestimet në Belgjikë, pranë Nieuëpoort, ishin një operacion i përbashkët midis policisë federale dhe NCA.
“Ne besojmë se ky operacion ka ndërprerë një grup të dyshuar të krimit të organizuar të përfshirë në sjelljen e njerëzve në MB ilegalisht,” tha komandanti i degës së NCA, Colin Ëilliams.
Zyrtarët kanë vënë në dukje një rritje të emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria , për të cilin janë fajësuar bandat kriminale që kanë një “këmbë” në Francën veriore.
Gati 1,000 njerëz mbërritën me varka të vogla vetëm të shtunën , sipas shifrave të qeverisë. Gati 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, rreth 10,000 më shumë se për të gjithë vitin 2021.
/e.d