Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në një pallat në qytet pranë Shtëpisë së Oficerëve në qytetin bregdetar, në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim.
Mësohet se oficerët janë futur brenda një apartamenti në katin e pestë të këtij pallati, por ende nuk dihet se kush po kërkohet konkretisht.
Dera e apartamentit është hapur me ndihmën e zjarrfikëses, pas mungesës së reagmit pas trokitjeve të njëpasnjëshme.