Kur në Dritare TV sollëm historinë e Genci Rexhepaj dha na tregoi si u hodh nga anija me not drejt bregut italian, të shumtë ishin ata që e vunë në dyshim vërtetësinë e historisë. E nuk ju bëjmë me faj, teksa dëgjoje të papriturat e saj, të dukej sikur ishe pjesë e një libri aventurash.
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ishte i ftuar Genci Bani, miku që e shoqëronte për të na treguar vërtetësinë e historisë dhe si la Vlorën për Suedinë, ku ndodhet sot e kësaj dite!
“Anija u kthye dhe po ecte. Të ktheheshim në Shqipëri ç’kuptim kishte. Në atë anë të anijes që isha unë filloi një lloj paniku. Nuk kishim karburant mjaftueshëm dhe as ushqime dhe kjo bëri të fillonte dhe një lloj sherri aty. Gjatë natës u afruam drejt Siçilisë, pamë dritat. Genci u hodh i pari ndërkohë që të gjithë shikonin të frikësuar nga anija. U hodh me stil madje dhe kur doli bënte shaka me ne lart, na pyeste a u hodh bukur. Unë jam hedhur disa minuta mbrapa Gencit dhe grupit të parë që e ndoqi.
Distanca nga u hodha ishte më e shkurtër dhe mbërrita i pari. Pas meje direkt pashë Gencin aty. I thashë të iknim bashkë. U nisëm të dy e mbas nesh erdhën edhe disa djem të tjerë. U strehuam aty tek ai shelgu. Kur dëgjoj tani që thonë me gomone, gomonia është luks. Unë kam qenë vetëm 20 vjeç, kuturu. Historinë ia kam treguar bashkëshortes për t’i treguar sakrificën e madhe që kam bërë. Djalin e kam të vogël, vetëm 9 vjeç e ndaj historinë nuk ia kam treguar akkoma. Të rritet e do ia tregoj dalëngadalë.
Në momente si ai duhet të të punojë truri. Mua më punoi në dy momente, kur u hodhëm dhe se si do qëndronim aty. Çdokush jepte një mendim aty, ishim disa veta. Ndoshta jam treguar edhe pak i keq aty sepse u propozova të ecnim nga na që dukeshin dritat. Ndërkohë Genci e ka treguar pjesën e italianit që na ndihmoi. Ne gjuhën nuk e dinim, mezi u morëm vesh me shenja. Kur erdhi ai disa ditë më pas nuk na gjeti të gjithëve aty sepse djemtë më dëgjuan mua dhe ikën para. Unë i mbylla gojën Gencit, i thashë të mos ndjehej dhe i thashë të rrinim aty, të mos iknim me ta. Ikën ata dhe ne u kthyem prapë mbrapa tek ferrat. Ata nuk e mbanin mend vendin. Po të kishim ikur në grup do na kishin kapur si ata të tjerët. Kur erdhi italiani na kishte sjellë ushqime për 5-6 veta dhe rroba. Ndenjëm aty derisa u zbardh, helikopteri nuk ndalonte, vinin gjithmonë kontrollonin. Genci ndërkohë kishte një vëlla në Itali, kurse unë kisha dy që rrinin diku në Perugia. Unë nuk kisha komunikim, kurse Genci po. Ai na ndihmoi e na shpëtoi. Unë jam personi për të cilin Genci tregon që e shoqëronte.
Shkova në itali, por kuptova që Italia nuk po më tërhiqte. Gjuhën nuk e dinim, zanat nuk kishim. Italianët u treguan më humanë se maltezët. Megjithatë aq bënin italinët, të jepnin bukë, me tej nuk mundeshin. Kur ika nga Italia drejt Zvicrës ishte si nata me ditën. Aty na sistemuan nëpër familje, na çuan në shkollë, na mësuan dhe gjuhën. Pastaj një ditë të bukur na kthyen në Rinas. Thoshin se kishte kërkuar Berisha të ktheheshin emigrantët se në Shqipëri ksihte ndryshuar gjithçka. U trishtova në fakt dhe u demoralizova se duhet t’ia nisja prapë nga e para. As një javë ika prapë nga Vlora me gomone.E sërish jemi hedhur me not, 20 metra larg bregut, pranë në Itali. Iknim në këmbë, u hipnim kamionave ku të gjenim, çdo mënyrë për të ikur më tej. Pas Italisë kam ikur në Londër. Në Angli kam ikur si zotëri. Një mik rumen që kisha në Romë i dha një miku xhepist të dhënat e mia dhe ai më gjeti një kartë identiteti italiane. Kartën ia jepte policit, që të deklarohej si e humbur jo e vjedhur dhe me ato të dhëna bënte një kartë tjetër. Kartën e bleva diku tek 200 mijë lireta dhe kam ikur me tren, nga Milano në Paris e nga Parisi në Londër.
Më pas kam ardhur në Suedi, për njëtrajtim edhe më dinjitoz. Jam mësuar me punën e dua të më vlerësohet ajo që bëj. Nuk e kam pasur të lehtë edhe këtu sepse temperamentin e kemi të tillë. Kur pata një konflikt këtu ën kompaninë ku punoj me n jë pjesëtar të stafit, i thashë asaj drejtoreshës, që ne vijmë nga vende me temperamente të tilla, të larta, por jo çdo gjë që themi bëhet. Këta janë shumë te qetë, janë shumë ndryshe nga ne.
Pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe për keq, Vlora sërisht ngelet fantastike. Ushqimin që ka Vlora nuk e mohon dot. Ne bëhemi, po të duam. Se ne të bërë jemi, por nuk duam që të bëhemi akoma. Ka shqiptarë që janë të talentuar në shumë fusha. Ka shqiptarë plot që janë të zotë. Doja ta ndaja këtë histori sepse është diçka që nuk mundem ta harroj dot. Është diçka që e kam përjetuar. Çdo njeri ka mënyrën e vetë të të përjetuarit dhe të treguarit, por historitë janë aty.
Madje do kisha dëshirë të bëja një xhiro më anije atje ku jam hedhur me not. Ta regjistroja dhe t’ia tregoja djalit, ti thoja ja këtu jam hedhur babi me not. Jo për t’u mburrur se prindi nuk dueht t’i mburret kurrë fëmijës, por qëe fëmija ta kuptojë më mirë sakrificën që ka bërë prindi.”, u shpreh ai në Dritare TV./m.j