NASA po vëzhgon një asteroid që do të kalojë afër Tokës nesër.
Shkëmbi hapësinor 2022 RM4 është deri në 739 metra i gjatë, duke e bërë atë pothuajse dyfishin e madhësisë së Empire State Building.
Për fat të mirë, pritet të kalojë në një distancë të sigurt dhe nuk përbën kërcënim për planetin tonë.
Sipas Laboratorit Jet Propulsion të NASA-s, shkëmbi po udhëton me 52,500 mph (84,500 km/h), 25 herë më shpejt se një plumb.
Është një nga më shumë se 2000 asteroidet, kometat dhe NEO të tjera që po gjurmohen nga ekspertët 24/7.
Toka nuk ka parë asteroid të shkallës apokaliptike që nga përbindëshi që zhduku dinosaurët 66 milionë vjet më parë./m.j