Jo vetëm “I.M’, që dyshimet janë se bëhet fjalë për Ilir Metën, pro janë edhe 5 politikanë të tjerë të lartë që ka dyshime se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në ‘Kontrast’ se në total i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale.
Ajo është e mendimit se Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.
“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.
Ajo i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.
“Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne, e kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje, do bashkëpunojmë me organet, manipulimi i tekstit bie”, shtpu Sula.
Pas votimit në Kuvend për ligjin për hapjen e dosjeve, Sula tha se nuk ka gjasa që të krijiohen konflikte shoqërore. Sipas Sulës problemi më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit.
‘Kemi rreth 800 vendime që kemi marrë për dokumentimin e internimeve. Sa i përket konflikteve shoqërore, ne nuk kemi dëgjuar ndonjë rast. Kemi qindra raste që marrin dosjen e ndjekjes, shikojnë pseudonimet dhe nuk duan që të shkojnë deri tek identifikimi i personave. Bëhet fjalë për një shtresë shoqërore të ngritur. Bëhet fjalë për disidentët, janë njerëz që kanë një lloj niveli dhe kjo demonstrohet edhe me një lloj paqeje që kanë treguar. Nuk më ka rezultuar asnjë rast. Problem më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit. Dokumentet aty kanë qenë. Publikimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre, bëhet sebet konflikti.
Sot kisha kërkesa të reja mbi tavolinë dhe akoma nuk ka filluar efekti i ligjit. Kështu ka goxha kërkesa! Ishte një zonjë, rasti i mbi 50 i djalit të saj i cili ka kaluar 17 vite në internim, i cili nuk ka punuar për shkaqe shëndetësore dhe quhet fare ajo periudhë që ka kaluar atje si periudhë pensioni. Janë mbi 50 raste fëmijësh. Ata kanë shoqëruar familjet, janë mohuar dhe nga arsimi. Kanë pasur kushte diskriminimi. Ka nga ata që morën një faturë shumë të lartë. Këto janë raste që mua më trondisini. Është një histori aktuale.’- tha Sula.
/e.d