Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin me 21 vjet burg për Izet Haxhinë, për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.
Apeli la kështu në fuqi dënimin e dhënë në Shkurt të këtij viti nga Gjykata e Tiranës, që e shpalli fajtor për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngjarjen ku humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në 12 Shtator 1998.
Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e Hajdarit. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë.
Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. Në vitin 2018, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim drejt Shqipërisë.
/e.d