Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shpenzimet e Kryeministrit Edi Rama me avionët Charter. Grupi i PD-së është mbledhur në një takim sot në mesditë, të cilën e hapi kryetari i grupit, Luçiano Boçi.
“Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.
Nga ana tjetër, Berisha tha se vjedhja e këtyre zyrtarëve është bërë muri i tmerrshëm që pengon zhvillimin dhe integrimin e vendit.
‘Kur korrupsioni, vjedhja e këtyre zyrtarëve, është bërë faktori, muri më i tmerrshëm për zhvillimin dhe integrimin e këtij vendi. Është bërë gjeneratori kryesor i shqiptarëve.’- tha Berisha.
/s.f