Të paktën tre burra i janë nënshtruar një operacioni plastik për t’u dukur si Vladimir Putin, në mënyrë që të mund të veprojnë si sozi të tijat, sipas shefit të spiunazhit të Ukrainës.
Budanov ngriti pikëpyetjen “nëse Putini i vërtetë ekziston ende”, pavarësisht se nuk ka prova që sugjerojnë se Presidenti rus ka vdekur apo është larguar përfundimisht nga jeta publike.
Ai pohoi se inteligjenca ukrainase kishte pikasur sozi të Putinit në disa raste, në organizime zyrtare, por pretendon se është bërë “praktikë e zakonshme” që një sozi e tij të marrë pjesë në këto evente.
Gjenerali ukrainas tha për Daily Mail: “Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen në vend të Putinit, por nuk kemi dijeni se sa janë ekzaktësisht.”
Sozitë e tij kanë bërë përpjekje të mëdha për të qenë sa më të ngjashëm fizikisht me despotin rus, tha ai, pasi kishin bërë “operacione plastik për t’i ngjarë”.
Budanov shtoi se “e vetmja gjë që i dallon ata është gjatësia e tyre pasi sipas tij ky tipar është tejet i dukshëm në pamjet filmike. “Gjithashtu gjestet, gjuha e trupit dhe veshët, pasi ato janë unike për çdo person”, u shpreh ai.
/s.f