Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani ka zyrtarizuar kandidaturën në garën e primareve që po mbahen nga Rithemelimi për Bashkinë Tiranë. Bogdani do të jetë në këtë garë përballë deputetit Belind Këlliçi, i cili u fut në garë vetëm tre ditë më parë.
Pas zgjedhjeve që do të bëhen në bazë, demokratët të zgjedhin mes kanidaturës së Bogdanit dhe Këlliçit dhe fituesi më pas do të jetë përballë kryebashkikaut Erion Veliaj në ‘sfidën; për të marrë Bashkinë e Tiranës në këto zgjedhje vendore.
Për Tiranën, pritet që të shpallin kandidaturën edhe disa figura të tjera të PD, si mjeku Ilir Alimehmeti, por edhe anëtari I Këshillit kombëtar Julian Deda.
/s.f