Gazetari investigativ Artan Hoxha, me anë të një postimi në Facebook, ka postuar një foto nga Dubai, aty ku ndodhen dhe disa prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por që nuk mund të ekstradohen në vendin tonë.
Në postimin e tij në Facebook Hoxha ka “zbardhur” një bisedë mes tij dhe një nga “çunat” e paekstradueshëm në Europë.
Me humor Hoxha shkruan se më në fund arriti t’i shohë disa se si janë sot, pasi në Shqipëri ende qarkullojnë fotot e tyre kur kanë qenë ende në 8-vjeçare.
Postimi i Hoxhës:
“Pas gjurmeve”….
Me pyeti nje nga “çunat” e paekstradueshem ne Europe:
Ke nje jave qe sillesh verdalle, si po të duket Dubai?!
Ja arrita dites,-i thashe,- t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje ne 3D, se ne Shqiperi, u kemi vetem me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qene në 8-vjeçare…./m.j