Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mes të tjerash edhe mbi protestën e 12 nëntorit.
Ai u shpreh se kryeministri duhet të qendrojë në zyrë e të përballet me protestën, si Berisha më 21 janar.
Paloka u shpreh si bindur se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi.
“Kërkesa nga qytetarët, anëtarët e PD e opozitarët ka qenë e vazhdueshme. Protesta ka pasur në vijimësi, por është një protestë e madhe që e organizon opozita. Do jetë më e madhe se ajo e korrikut,. Kur shqiptarët u mblodhën në 7 korrik në pik të vapës e të pushimeve, nuk diskutoj pjesëmarrjen në 12 nëntor. Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria.
Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrike e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai.
Pra po fton ramen qe te veproje si Berisha i cili me 21 janar 2011 vrau 4 demonstrues te pafajshem?!/m.j