Nga Namir Lapardhaja
Persona të maskuar kanë shfrytëzuar dritaren e hapur për të hedhur një libër brenda sallës ku mbahej Konventa e Partisë së Lirisë, në një zonë shumë të populluar në kryeqytet.
Megjithatë, rreth 35 anëtarë të PL-së që arritën të lexojnë kopertinën ndodhen në trajtim intensiv në Departamentin e Traumatologjisë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia po heton detajet e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarve. Kopertina e librit shkruante: “Edukata Sentimentale – Gustav Flober”.
(Ky lajm u përditësua sipas një transmetimi të Ervin Qafmollës për një ngjarje të ngjashme rreth 7 vite më parë).