Dalin pamjet e megaoperacionit të koduar “Knock Down 2”, ku gjatë mbrëmjes së sotme u finalizua faza e dytë e në Korçë dhe u arrestuan 23 persona për prodhim dhe shpërndarje droge.
Gjatë dy fazave të këtij megaoperacioni, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, heroine e kanabis të ndara në doza gati për shitje, shuma të konsiderueshme në lekë, paund, euro dhe dollarë.
Në kuadër të të dy fazave të megaoperacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.
Megaoperacioni vijon, per te vene ne pranga te gjithe personat e shpallur ne kerkim, si pjese e ketij grupi te ristruktuar kriminal./m.j