Akademia e Shkencave të Mekanizimit Bujqësor e Kinës realizoi me shkollën e mesme bujqësore “Mihal Shahini “ një kurs trainimi dyjavor .Kursi ofroi mësimdhënie profesionale, diskutime e shkëmbime studimore, vizita nëpërmjet internetit etj., duke paraqitur përvojat e përparuara të zhvillimit të Kinës në bujqësinë inteligjente, bujqësinë ekologjike, makineritë e pajisjet bujqësore etj. dhe duke gjetur reagime të ngrohta
Në ceremoninë përfundimtare të kursit të zhvilluar nepërmjet internetit , mori pjesë ambasadori kinez Zhou Ding , nënkryetari i Akademisë për Funksionarët e Biznesit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Chen Runyun, zv.menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Grupit të Akademisë të Shkencave të Mekanizimit Bujqësor të Kinës Ma Jinchun, profesorë dhe nxënës të shkollës së mesme bujqësore “Mihal Shahini” të Shqipërisë etj.
Ambasadori Zhou u shpreh në fjalimin e tij se si një vend bujqësor tradicional me 1.4 miliard banorë, në vitet e fundit Kina ka nxitur në mënyrë të pandërprerë modernizimin bujqësor. Politikat, teknologjia dhe përvoja e zhvillimit të vazhdueshëm të bujqësisë kineze janë përmirësuar vazhdimisht. Shqipëria ka kushte të shkëlqyera dhe potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia organike, bujqësia inteligjente dhe turizmi rural mund të bëhen pika të reja për rigjallërimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.
Në bazë të miqësisë tradicionale kino-shqiptare, Kina dëshiron të ndajë përvojat e zhvillimit në sektorët përkatës, sipas nevojave të zhvillimit të Shqipërisë, për të ndihmuar në zhvillimin bujqësor dhe rural të Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së popullit. Organizimi i suksesshëm i këtij kursi ka hedhur një bazë të mirë për një bashkëpunim më të thellë në këtë fushë mes dy vendeve. “Shpresojmë që të gjithë kursantët ta shfrytëzojnë këtë rast për të thelluar eksplorimin dhe mësimin në fushat profesionale përkatëse dhe për të realizuar vlerat e veta në të ardhmen, si edhe për të ndihmuar në zhvillimin e vendit e të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, shpresojmë se kursantët do të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe bashkëpunimit bujqësor kino-shqiptar, duke u bërë ambasadorë për nxitjen e shkëmbimeve mes dy vendeve,” u shpreh ambasadori Zhou
Nënkryetari i Akademisë për Funksionarët e Biznesit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Chen Runyun dhe zv.menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Grupit të Akademisë të Shkencave të Mekanizimit Bujqësor të Kinës Ma Jingchun nënvizuan se ky kurs trajnimi ka dhënë kontribut për forcimin e burimeve njerëzore në sektorin e bujqësisë të Shqipërisë dhe ka krijuar një platformë të mirë të shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit në fushat e prodhimit, mësimit dhe kërkimit shkencor për ndërmarrjet, shkollat dhe institucionet shkencore të të dy vendeve. Ata shprehën shpresën për formimin e një mekanizmi bashkëpunimi dhe zhvillimi afatgjatë me palën shqiptare, që do të ofrojë në vazhdim ndihmë për ngritjen e nivelit të studimit shkencor e teknologjik të bujqësisë shqiptare dhe forcimin e aftësisë së inovacionit.
Ndërsa përfaqësues tënkursantëve u shprehën se ky kurs 14-ditor ishte i strukturuar në mënyrë të arsyeshme, kishte përmbajtje të pasur dhe formë të lirshme. Kursantët u njohën me përvojat e përparuara të Kinës në ndërtimin e fermave moderne, bujqësinë inteligjente etj., dhe shprehën mendimet e tyre për zhvillimin e fermave moderne të Shqipërisë, duke marrë përvojë të shumtë. Ai e falënderoi palën kineze për punën e palodhur gjatë tërë procesit, falënderoi lektorët e ndryshëm për mësimet e dhëna dhe shprehu shpresën për të pasur mundësi për të marrë pjesë në shkëmbimet dhe bashkëpunimin bujqësor mes të dy vendeve.
/e.d