Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar në “Open” në News24 dhe kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ajo e Belind Këlliçit dhe mjekut Ilir Alimehmeti. Berisha tha se mbështet kandidimin e secilit që plotëson kushtet dhe se do mbështesë kandidatin që do dalë nga primaret.
Duke kujtuar 2011, Berisha tha se sot do ketë tjetër përballje dhe paralajmëroi marrëveshje në ditët në vazhdim me forca të tjera politike.
Berisha: Absolutisht nuk është diskutuar me z. Meta për kandidaturat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të vendosur të pranojnë atë kandidat që do marrë më shumë vota në primare.
Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret.
Sulo: Dhe Halim Kosova i nderuar është?
Berisha: Mori 27 mijë vota mbi partinë. Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli. Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet.
/a.r