Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është një nga mënyrat kryesore për ta luftuar këtë sëmundje dhe për të shpëtuar jetën e pacientes.
Por ndodh shpesh që për një arsye apo një tjetër, gratë dhe vajzat të mos bëjnë kontrolle dhe ta kuptojnë shumë vonë se janë prekur. I tillë ishte dhe rasti i Philecia La’Bounty, një modele, e cila e zbuloi shumë vonë sëmundjen, por jo për fajin e saj.
Ajo gjeti një gungë të dyshimtë në gjoksin e saj për herë të parë në vitin 2018. Megjithatë, kur shkoi për vizitë tek mjekët, ata i thanë se nuk kishte arsye të shqetësohej dhe se ishte shumë e re për të kryer mamografi.
Teksa gjendra e saj filloi të zmadhohej, Philecia ndjeu shqetësime dhe plot 8 muaj më vonë kur ishte vetëm 29 vjeç, pas një sërë kontrollesh me mjekë të ndryshëm, ajo zbuloi se kishte kancer të fazës së 4-t.
Kjo fazë, nënkupton se tashmë kanceri është përhapur n pjesë të tjera të trupit, dhe në rastin e saj ishin prekur mushkëritë. Sipas studimeve, njerëzit me kancer në fazën e 4-t kanë vetëm 25% mundësi për të mbijetuar.
Megjithatë, ajo nuk hoqi dorë dhe vendosi t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe kurës së përcaktuar nga mjekët e saj.
Prej 4 vitesh ajo është në luftë me sëmundjen, teksa kimioterapia i ka shkaktuar shumë probleme. Përveç rënies së flokëve, ajo ka kaluar në menopauzë edhe pse ëhstë shumë e re.
“Ndihem si një plakë shumicën e mëngjeseve, kyçet e mia janë të ngurtësuara dhe kam dhimbje dhe rraskapitje”, tha ylli.
Modelja ngriu dhjetë vezë pasi mësoi se kimioterapia mund ta bënte atë jopjellore, pikërisht përpara se të fillonte raundin e saj të parë.
/e.d