Presidenti rus Vladimir Putin ka folur ditën e sotme në lidhje me arsyet se përse nisi luftën me Ukrainën, e po ashtu për ushtarët e rënë në betejë.
Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Putin deklaroi se kishte kërcënime për sigurinë Ruse, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më tepër në lidhje me zgjerimin e pandalshëm të NATO-s.
Ai tha se mendon çdo ditë për ushtarët e vdekur, por ishte i detyruar të ndërhynte ushtarakisht.
“Duhet të vendosnim se çfarë të bënim me Donbasin sepse njerëzit ishin duke jetuar nën zjarr për 8 vjet. Duhej të njihnim pavarësinë e tyre. Ne kishim vetëm një qëllim, ishte të ndihmonim njerëzit në Donbas. Vetëm Rusia është në gjendje të jetë garantuese e integritetit territorial të Ukrainës”- tha ai.
Putin tha se konflikti në Ukrainë është një “luftë civile” në një masë të caktuar, teksa e përshkroi Ukrainën si një “shtet artificial”./m.j