Sali Berisha komentoi në A2 CNN thirrjet e zv/sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar drejtuar demokratëve që të distancohen prej tij dhe të mendojnë nëse duan të përfaqësohen nga ish-kryeministri.
Berisha i cilësoi këto thirrje si të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa shtoi se ato vetëm i rrisin mbështetjen në këto momente.
“Sa i përket thirrjes që iu bëri institucioneve, unë i them kongresit të ndërmarrë një hetim për të zbardhur të vërtetën për çfarë shkeljesh janë bërë në këtë rast. Sa i përket thirrjes ndaj demokratëve i them se ata kanë në historinë e tyre marrëdhëniet e jashtëzakonshme me SHBA. Demokratët kanë në histori përmbysjen e diktaturës. Ata u bashkuan me Berishën sepse nuk mund të pranon gënjeshtrën me të vërtetë. Nuk mund të pranonin dorëzimin e sovranitetit dhe delegimin e ndërgjegjes. Një thirrje analoge për fat të keq e bëri Kim në 4-5 mars, e bëri dhe në dhjetor, këto thirrje vetëm sa kanë rritur mbështetjen për Sali Berishen, por janë të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme të PD”, tha Berisha.
/e.d