Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin në Shënjestër në News 24, ku u pyet dhe në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
King-smith, zgjodhi të mos komentonte rastin në fjalë por theksoi se kjo është një politikë e ndërmarrë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i dhënë fund mos-ndëshkimit të korrupsionit. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të ndërmarrrë hapa në mënyrë që mosndëshkimi i korrupsionit të marrë fund.
“Siç njoftova, ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janëçështje që janë object i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhë askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë.
Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marr fund këtu ndaj do të vahdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrrim masa kur bëhet fjalë për cënimin e intersave kombëtare të qyetatrëve britanikë”, tha King-Smith.
Ai ka thënë se mes këtyre emrave, nuk janë vetëm politikanë, por se mund të përfshijë biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike.
Sa është numri i personave të shpallur non-grata nga Britania dhe a është shoqëruar kjo me ngrirje të aseteve në vendin tuaj?
Në këtë listë të personave apo subjekteve non-grata, janë vetëm politikanë apo edhe njerëz të tjerë publik?
Pikërisht. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie, nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Politikanët e shpallur non-grata, janë vetëm nga një krahë politik, apo vetëm një krah?
Mund të përsëris vetëm atë që thashë. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen.
Përse është bërë zgjedhja nga Britania, që të mos publikohen emrat e personave të shpallur non-grata
Arsyeja që po marrim këto masa është sepse duam ta shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Dhe një nga gjërat që dimë është se është e nevojshme të largohet ndikimi i atyre që janë të përfshirë në krim apo të përfshirë në korrupsion nga proceset politike për t’i parandaluar ata të dominojnë në shoqëri. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.
Mbajta e kësaj liste jo e publikuar, a nuk ushqen një luftë të hapur intrigash politike?
Nuk mund të komentoj përtej asaj që kam thënë për këtë temë, Klodiana. Prandaj kërkoj falje që nuk mund t’ju jap një përgjigje të mëtejshme për këtë çështje./m.j