Qeveria vendosi pak ditë më parë që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit të Universiteteve.
Këtij vendimi i është përgjigjiur pozitivisht gjatë ditës së sotme Universiteti i Mjekësisë.
Fillimisht Senati Akademik dhe më pas Bordi i Administrimit të këtij Universiteti vendosën të miratojnë nivelin e rritjes së pagave, sipas vendimit të Qeverisë.
Pra 8% e pagës së pedagogëve do të mbulohet nga të ardhurat e vetë Universitetit të Mjekësisë.
Ndërkohe që pjesa tjetër, 7% e rritjes mbulohet nga qeveria, rroga e pedagogëve të Mjekësisë do të pësojë një rritje me 15% në total.
/a.r