Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë takuar ditën e sotme në selinë blu.
Pas takimit në zyrën e Berishës, ku ishte i pranishëm edhe deputeti Flamur Noka, kreu i PL u shpreh se marrëveshja me ish-kryeministrin konsiderohet e mbyllur.
Ai pohoi se i ka propozuar emrin për kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe sipas tij, ai e mirëpriti, por shtoi se do të bëhet publik në momentin kur ta shikojnë të arsyeshme.
Pyetjes nëse është nga radhët e PL apo PD, ai vendosi të mos i përgjigjet.
Mund të konsiderohet e mbyllur marrëveshja me Berishën?
E mbyllur, e mbyllur. Referendum, primare, kjo ëhstë. Nuk hyjmë në emra, i vendosin primaret.
Po për këshillet bashkiake si do të regjistroheni?
“Këshilli bashkiak do jetë 24 orë duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Të gjithë qytetarët që kanë padrejtësi do flasin atje.
Ne flasim në parim. Unë propozova një emër, ai e mirëpriti. Është koenfidenciale, kur ta vlerësojmë për ta bërë publike do e bëjmë..”
Është pjesë e PD apo PL?
Ilir Meta: (hesht) Faleminderit!
/e.d