Presidenti amerikan Joe Biden, ka bërë një paralajmërim të fortë për Rusinë duke u shprehur: “As të mos mendojë përdorimin e armëve bërthamore në frontin e luftës në Ukrainë”.
Në deklaratat e tij, Joe Biden theksoi se do të ishte një “gabim jashtëzakonisht i rëndë” çdo sulm me armë bërthamore në det të hapur, pra ato të destinuara për frontin e luftës”.
Ditët e fundit Moska ka lënë të kuptohet në më shumë se një rast se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” (një lloj arme bërthamore) dhe të fajësojë Rusinë. Kievi i mohon akuzat dhe i atribuon ato me propagandë nga autoritetet ruse.
/e.d