Analisti Shpëtim Nazarko dhe ish-kreu i të përndjekurve politikë, Nebil Çika replikuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me ligjin e dosjeve.
Sipas Nazarkos, hapja e dosjeve mund të krijojë konflikte reale në shoqëri.
“Ti e di në çfarë vendi rrojmë, ti dhe unë ose i pështyjmë ose i neverisim ata që mund të na kenë persekutuar, një tjetër i vret djalin”, tha Nazarko.
Për Çikën, ky ligj ka një interes të madh publik, pasi njerëzit duhet të dinë çfarë ka ndodhur në këtë vend.
“Ata që janë të kapur bërtasin se nuk duan të hapen, të tjerët që nuk janë të implikuar duan të hapen”, tha Çika.
/e.d