Avni Meçja, 49-vjeçari i vënë nën akuzë për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në apartamentin ku jetonte çifti, në Bolzano.
Pasi e ka lënë pa shenja jete, shqiptari e ka mbuluar trupin e viktimës dhe u largua. Ai u arrestua mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Veronës, sapo zbriti nga një avion që ishte nisur nga Shqipëria.
49-vjeçari ndodhet në burg, ndërsa Meçja doli nga prokuroria e Bolzanos pas disa orësh deklarime të dhëna mbi krimin e rëndë. Ai dyshohet se e vrau gruan gjatë natës të së shtunës pas sherrit të radhës. Ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, pasi kishte mbaruar punën. Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-ën dhe 2020-ën, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për keqtrajtim dhe ai ishte vendosur në “arrest shtëpie” dhe i ishte ndaluar që t’i afrohej gruas
/e.d