‘Primaret’ kanë nisur të shfaqen më dukshëm në Partisë Demokratike, ku pritët së shpejti të bëhen publikë emrat e kandidatëve potenciale për bashkitë në vend.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës.
Së fundmi Alimehmeti ka dhënë një mesazh lidhur me këto pritshmëri. Në njës status në rrjetet sociale Alimehmeti duke u bazuar tek Primaret në PD-së, fton anëtarët, simpatizantët dhe demokratët që të vendosin ata dhe jo kryetari.
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi pak ditë më pare në emisionin “Log.” në ABC, se do të pranojë të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike nëse baza thërret emrin e tij.
Sipas tij ai do të japë kontributin e vet për kandidaturën por edhe për ndihmesa të tjera brenda Partisë Demokratike.
“Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm.” tha Ilir Alimehmeti./m.j