Paraditja e të hënës u shoqërua me zëra për një takim negociues mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe atij demokrat, Enkelejd Alibeaj. Dy protagonistët preferojnë të heshtin.
Disa deputetë demokratë të kontaktuar nga A2 CNN konfirmuan takimin, duke shpjeguar se në tryezë ishin kërkesa e opozitës për ndryshimin e hartës territoriale duke shtuar numrin e bashkive, si dhe interesi i mazhorancës për të gjetur votat që do të mundësonin një paketë ndryshimesh në ligjet e reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, Alibeaj përmes të mandatuarit Gazment Bardhi, po negocion edhe me partinë e tij, ku duket se shihet me skepticizëm një lojë me dy porta e grupimit tjetër.
“Ne do t’i rrime strikt atyre që në jemi konsultuar për ndarjen e reformës territoriale, uroj që të gjithë kolegët të jenë strikt, kjo tregon bashkim të demokratëve, nuk dua në asnjë moment të mendoj ose të besoj se të gjithë bisedimi me ne janë një lojë false dhe bisedime korrekt me Taulant Ballën, kjo do ishte dhimbje e madhe për ne dhe për çdo demokrat”, tha Noka.
Noka thekson se PD e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vendosur asnjë kusht sa i takon bisedimeve me grupimin Alibeaj, teksa tregon dakordësinë që kanë arritur me aleatët për zgjedhjet vendore sa i përket tre bashkive kryesore.
/a.r
Ju banditet e monstres se vicidolit,keni mesuar shpifjet brutale te monstres,qe grupi rreal i pd ben kompromise me ballen.Te gjitha pislliqet qe jane bere deri me sot,ne kurrizin e shqiptarve jane bere vetem nga monstra barbare e vicidolit.Prandaj grupi i vertete i Z Albejte po kalon ne faje duke humbur kohe me monstren e ju ndytsirat e tije.