Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti opozitën hienë që kërkon të përdorë vdekjen e Lear Kurtit politikisht.
Nga takimi me të rinjtë, Berisha e cilësoi Ramën një njeri me probleme psikike, i cili shan nga mëngjesi në darkë. Berisha tha se do t’i tregojnë vendin Ramës dhe do të dalin në protesta të fuqishme.
Admiroj këtë greve, sepse është pluripartiake, aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme politike që duan të shpëtojnë universitetet.
Çdo ditë i sulmon me një egërsi dhe me mungesë të plotë edukate, flet për hiena një njeri me probleme të rralla psikike. Ato janë gjërat më minimale. (…) Ky shan nga mëngjesi në darkë me hiena, duhet ti tregojmë vendin, po përgatitemi për protesta të fuqishme. Por duhet të mbështesim çdo protestë të drejtë. Ju ftoj të jeni aty ku është kauza e drejtë”, tha Berisha. /m.j