Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është shprehur se nuk do të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet lokale, nëse opozita del me më shumë se dy kandidatë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Duka theksoi se nuk duan që të bëhen pjesë e përçarjes së opozitës, ndërsa theksoi se qëllimi i tyre kryesor janë këshillat bashkiakë.
“Qëllimi jonë kryesorë janë këshillat bashkiakë. Nëse do të gjendet forma e bashkëpunimit dhe Partia e Lirisë do të ketë kandidatë tjetër. Ajo që na bashkon ne është mundja e kandidatit që kemi përballë. Bardhi duket shumë bashkëpunues dhe I gatshëm për të gjetur një zgjidhje.
Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”- tha ai.
/s.f