Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se faktet dhe investigimet nga gazetarët, treguan se 32-vjeçari Lear Kurti, u mbyt nga punonjës të policisë, të cilët ai i konsideron banditë me uniformë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se u hodhën poshtë manipulimet dhe inskenimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të drejtuar nga Ardi Veliu.
“Fundjavën që kaloi, gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte dhe prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32-vjeçar, nga banditë me uniformë, të droguar. O noke, më mbytën, ishte klithma para se të jepte shpirt, sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear kurtit.
Investigimet serioze të rrjeteve televizive, hodhën poshtë si trillime të turpshme, pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, hodhën poshtë trillimet, manipulimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë, të pashoq në rradhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu, i cili për të mbrojtur padronët e tij, përdhosi dhe vrau për së dyti, Lear Kurtin. Investigimet e rrjeteve televizive faktuan, se mbi Lear Kurtin, një bandë prej 4 policësh, sigurisht tprej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë, me një egërsi çnjerëzore”, theksoi kryedemokrati.
/s.f