Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me synim për të negociuar mbi Reformën Territoriale.
Ora është ende e papërcaktuar, por mendohet që takimi të zhvillohet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Integrimit ku Balla merr pjese si nënkryetar, rreth orës 13:00.
PD kërkon që vendi të ndahet në 94 bashki. Ndërsa për rajonet ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 6 rajone. Nga 61 bashki që janë aktualisht, ky draft propozon që të shtohen 33.
Ndërkohë ekspertët e mazhorancës në komisionin e Reformës Territoriale, rekomandojnë që për krijimin e një bashkie të re duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme.
Me këto propozime duket se PS i hap rrugën mundësisë së një bashkëpunimi me PD-në për shtim të numrit të bashkive.
/e.d