Banka Botërore është duke prezantuar një raport për ekonominë për Ballkanin Perëndimor 2022.
Sipas raportit, lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të kapë shifrën 3.2%.
Ekonomia u rrit me 6% në tre mujorin e parë të 2022, për shkak të konsumit, investimeve dhe eksporteve. Tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra me 11.3%.
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka nxitur qeverinë të shkojë alokimet buxhetore për të përkrahur grupet më të prekshme, siç janë shtresat në nevojë. Sidoqoftë, rritja e çmimeve mbetet një ndikim negativ për shtresën e varfër.
/s.f