Marsel Buçi i riu që është përfshirë në konflikt me Deizi Arapin ka folur para uniformave blu në lidhje me përplasjen e ndodhur një natë më parë.
Ai ka deklaruar se ka qenë duke dalë për të pirë kafe kur është përplasur me Deizi Arapin e cila sipas tij e ka provokuar dhe kërcënuar por ai nuk ka reaguar.
Më pas shton se policia e ka kërkuar në banesë dhe e ka shoqëruar në komisariat ku thekson se ka pasur debat me shefin e Krimeve Pashk Syziu. Buçi pretendon se ky i fundit e ka goditur disa herë, por shton se është përmbajtur për të mos reaguar deri në ndërhyrjen e një tjetri zyrtari policie.
“Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat.
Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP.
Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati”, shprehet Buçi.
/e.d