Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit, nga 485 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë të infektuar.
MSH njofton se nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe 16 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i MSH:
22 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:
7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.
Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485
Testime totale 1,993,378
Raste pozitive 331,608
Raste të shëruara 327,773
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 169
Fier 20
Vlorë 13
Berat 12
Gjirokastër 7
Shkodër 7
Elbasan 5
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2/m.j