Një burrë është burgosur për vrasjen e neveritshme të së dashurës së tij 25-vjeçare, pasi e preu atë në copa dhe ia hodhi pjesët e trupit në tualet.
Erik Francisco Robledo, 46 ??vjeç, vrau Ingrid Escamilla në shtëpinë e tij në Meksikë.
Atij iu dha dënimi maksimal i mundshëm prej 70 vitesh pas një gjyqi që pati mbi 26 seanca, që përfundoi të enjten e kaluar.
Robledo rrëfeu krimet e tij të tmerrshme, të cilat përfshinin heqjen e lëkurës dhe copëtimin e Escamilla-s dhe hedhjen e pjesëve të trupit dhe organeve të brendshme në tualet.
Fqinjët mendohet se kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë vrasësin duke dalë nga shtëpia e tij i kulluar gjak.
Më pas ai u dëgjua duke thënë se u grind me Escamilla dhe e rrahu.
“Ajo tha se donte të më vriste dhe unë thashë bëje. Ajo mori një thikë dhe unë thashë bëje menjëherë. Ajo më goditi një herë dhe unë thashë gjuaj më fort”, u dëgjua duke thënë ai.
Ai shtoi: “Unë përdora të njëjtën thikë me të cilën ajo më sulmoi për ta goditur në fyt. I hodha pjesë të trupit të saj të pajetë në sistemin e drenazhimit sepse u turpërova.”/m.j