Kuçova ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ku zhvilloi një takim me strukturat në këtë zonë. Ndonëse kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij e cilësoi si një fatkeqësi për vendin duke e akuzuar për kapje të shtetit dhe korrupsion, Meta u kujdes të tregonte se këto akuza nuk janë kundër socialistëve të thjeshtë.
“Neve na ka rënë bomba bërthamore me këtë kryeministër të papërgjegjshëm. Nuk jemi aspak kundër socialistëve, por kundër sektit te Rilindjes që ka kapur 100% shtetin me anë të Lulushit”.
“Ka vetëm një ndarje sot ekzistenciale ajo mes shqiptarëve dhe patronazhistëve. Situata dramatike është për Rilindjen se nuk sheh dritë në fund të tunelit për veten e saj, por situata është shumë e mirë për Shqipërinë edhe pse pasojat e këtyre viteve janë shumë të rënda”.
Për Ilir Metën, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë sërish bashkë kundër pluralizmit të vendit, por kjo nuk e pengon optimizmin e tij se opozita do të fitojë pushtetin lokal.