Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në qytetin e Elbasanit.
Mes takimeve të shumta me qytetarët, Rama ishte prezent në ndarjen e certifikateve të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Elbasan.
Midis shumë qytetarëve të vlerësuar, titullin e Mirënjohjes e mori gazetari që la gazetarinë dhe kryeqytetin për fshatin.
Elton Kikia ka punuar prej 13 vitesh në Tiranë https://abcnews.al/rama-premton-nga-elbasani-do-krijojme-auto-moto-parkun-do-zhvillohen-gara-te-formula-1/si gazetar, por ai zgjodhi ta lërë jetën stresuese të Tiranës për të investuar në qytetin e tij.
Ai ka hapur një fermë gomaricash në Funar. Teksa Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me batutë: Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat./m.j