Nga Namir Lapardhaja
Që kemi pasur një Parti Demokratike “të djathtë” dhe hipokrite në qëndrime dhe qasje ndaj së kaluarës komuniste, e kemi ditur.
Po ashtu, sikurse e kemi pasur të qartë se mes një demokrati me të kaluar komuniste dhe një tjetri me të kaluar prej kulaku, gjithmonë i pari ka qenë më i pëlqyeshëm dhe në avantazh për karrierë dhe poste të larta.
Por çudia nuk paska fund! Habia s’paska anë! Marrëzia s’paska udhë!
Kjo dashuri paska qenë akoma edhe më e madhe kur paske qenë njëkohësisht edhe komunist, edhe spiun.
Pra, nuk paska mjaftuar vetëm të qenurit komunist, që të kesh qenë i avantazhuar në këtë PD-në e udhëhequr nga një ish-sekretar i Partisë Komuniste i konvertuar në antikomunist.
Jo! U paska dashur me qenë edhe spiun, që të të duan dhe të të respektojnë më shumë se sa këta armiqtë kulakë të konvertuar në demokratë.
E neveritshme se si njerëzit shkelin mbi veten e tyre, duke u zvarritur pas një komunisti të pandreqshëm që është duke kaluar në mënyrën më të keqe vjeshtën e tij të jetës dhe të politikës.
Po ca lesh demokrates,ska patur e ska si te kete demokrate,qe komandohen nga monstra e vicidolit.E kuptoni ju apo nuke hani buke,monstra ieshte e eshte nji komunist i degjeneruar,spiun i sdhobodanit,hajdute,plackites e vrases barbare.Po akoma me te ndyre ajo bande qe i shkon mbrapa ktije ndytsire,i mbuluar me krime te tmerrshme.